Orban: Evropa ka dy mundësi, njëra çon direkt në luftë

- Bota Sot

Orban: Evropa ka dy mundësi, njëra çon direkt në luftë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës e kishte sjellë Evropën në një "pikë kthese historike".

Ai shtoi se presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të sjellë paqe në Ukrainë dhe se Evropa tani përballet me "dy rrugë të mundshme."

"Ne mund të kthehemi nga kjo rrugë pa krye dhe më në fund të bashkohemi pas iniciativës së paqes të presidentit Trump, përfshirë burokratët e Brukselit. Kjo do të kërkonte që udhëheqësit që mbështesin luftën të përballen me faktin se për tre vjet e gjysmë të fundit kanë shpenzuar paratë e fituara me mund të evropianëve për një luftë që nuk mund të fitohet në fushën e betejës", tha ai në rrjetin X.

Orban shtoi se opsioni i dytë, sipas tij, dërgon "direkt në luftë", transmeton KosovaPress.

"Nëse udhëheqësit evropianë që mbështesin luftën vazhdojnë të dërgojnë para dhe armë në Ukrainë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ata do ti hapin rrugën një konflikti ruso-evropian. Evropa e di shumë mirë se ku çon kjo rrugë dhe pasojat kanë qenë gjithmonë tragjike", tha Orban duke shtuar se Hungaria zakonisht zgjedh rrugën e paqes.



Read it all at Bota Sot