Rrethimi i fshatrave në Kosovë, nga forcat ushtarako-milicore dhe paramilitare serbe, ishte terror shtetëror dhe dhunë me të gjitha elementet e gjenocidit
Serbia intensifikonte terror e gjenocid shtetëror ndaj shqiptarëve me intenzitet të shtuar kryesisht pas Konferencës së Dejtonit, të mbajtur në vitin 1995, Shteti vrastar serb kishte qëllim bërjen e pastrimit të Kosovës nga shqiptarët, të cilin pastrim u mundonte ta arsyetoj “kinse”, ajo po i lufton terroristat shqiptarë…
Forcat policore ushtarake dhe paramilitare serbe sulmojnë fshatërat shqiptare me helikopter dhe autoblinda si dhe me armë të rënda të të gjitha llojeve. Ku aksion serb kishte filluar, më 28 shkurt të vitit 1998, gjatë këtij aksioni banorët e fshatrave:
Likoshan, Qirez, Prekaz i Poshtëm, Prelloc dhe Gradicë u torturuan tmerrisht dhe u masakruan 25, rrethimi i fshatrave vazhdoi deri më 01 mars. Në mëngjesin e hershëm, të 05 marsit 1998, forcat milicore ushtarake ia mësyen Prekazit për likuidimin e familjes Jashari dhe Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Adem Jasharit, Beteja në Prekaz zgjati deri më 07 mars, edhe se forcat në numër luftëtarësh dhe në armatim ishin jo të barabarta, në Prekaz u zhvillua një nga Btejat më të lavdishme të UÇK-së, në krye me Komandantin e saj, Adem Jashari. Për lirinë e atdheut nga familja Jashari ranë heroikisht 57-të anëtarë. Serbia para opinionit botëror viktimat i shpallte terroristë, për të heshtë opinjoni ndërkombëtar, që Serbia përmes heshtjes t’i justifikonte sit ë arsyeshme vrasjet e shqiptarëve nga shteti serb[1]. Ambasadori amerikan, Robert Gelbard, më 11 mars 1998, ia dorëzoj fotorafit Millosheviqit në Beograd, “Ja fotografit që tashmë kanë kapluar internetin. Ngjarjet në Prekaz zgjuan ndërgjegjjen e botës demokratike se në Ballkan nuk do të lejojmë një Bosnje të dytë.
Xhemi Shie, zëdhënës i NATO-s deklaroi se Kosova nuk është çështje e brendshme e Serbisë dhe se NATO është duke vështruar situatën me vëmendje. Robin Kuk, minister i Jashtëm i Britanisë Madhe deklaroi në Parlamentin britanik se „Në Kosovë u masakrua popullsia civile”. Xhejms Rubin deklaroi se konflikti në Kosovë prek interesat jetike amerikane dhe se SHBA-të po shqyrtojnë të gjitha rrugët diplomatike dhe ushtarake për Kosovën[2].
Më 31 mars të vitit 1998, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel e trimëruan xhelatin e Ballkanit, Millosheviq, meqë ata kërkuan nga Serbia tërheqjen e menjëhershme të milicisë speciale nga Kosova, ndërsa shqiptarëve iu kërkuan të dënojnë terrorizmin dhe të distancohen nga grupet e armatosura. Pra BE-ja aludonte në UÇK-në si grupe terroriste[3].
Forcat serbe nuk ndalnin vrasjet e civilëve shqiptarë pa dallim moshe, gjinie, ata vranë, më 23 prill 1998, në Koshare të Gjakovës 20 shqiptar. Më 09 maj 1998, u zhvillua Beteja e Llapushnikut, ranë dëshmor 13-të pjestarë të UÇK-së, forcat serbe në shenjë revolte vranë mbi 50-të civilë shqiptarë.
Forcat serbe sulmet e tyre i përqëndruan, gjatë muajit maj, në fshatrat: Deçan, Gjakovë, Skënderaj, Rahovec, Drenas, Pejë, Klinë e të rjera , ku i vranë 126 civilë shqiptarë, gjithashtu edhe në Ponesh të Gjakovës, më 12 maj 1998, vriten 7 shqiptarë. Në Poklek të Ri të Drenasit, më 31 maj forcat e milicisë dhe të ushtrisë serbe ekzekutuan 9-të meshkuj. Milicia serbe për humbjen e gjurmëve të krimit i djegte kufomat shqiptare në furrat e „Feroniklit“, gjerësa gjatë muajit qershor në Kosovë u vranë 54 civilë shqiptarë dhe mbi 10.000 shqiptarë kalojnë refugjatë në Shqipëri, derisa në fshatrat e Deçanit mbaheshin të rrethuar nga milicia serbe mbi 20.000 banorë, ku pjesa dërmuese nga ta ishin gra e fëmijë.
Më se 262 shqiptarë u vranë gjatë muajit korrik 1998, ndërsa gjatë muajit gusht u vranë 200 shqiptarë[4]. Ishte me ngjarje tragjike muaji shtator i vitit 1998, ku u vranë 430 shqiptarë, vetëm gjatë kalimit kufirit të Malit të Zi, u vranë 32 shqiptarë nga forcat serbe, më 11 shtator të vitit 1998, gjerësa edhe gjatë muajit tetor u evidentuan74 civilë shqiptarë të vrarë, prej të cilëve 8-të ishin foshnje. Milicia serbe kishte zhvarrosë 9-të kufoma të civilëve shqiptarë, nga të cilët një vajzë 12-të vjeçe dhe dy fëmijë të vegjël nga Juniku, derisa gjatë nëntorit numri i viktimave ishte 17-të. Viktimat e shqiptarëve nga makineria vrastare serbe për çdo muaj vinin e shtoheshin. Gjatë vitit 1998 u zhvendosën nga shtëpit e trojet e tyre për shkak të terrorit shtetëror serb më se 500.000 shqiptarë, mbi 2.220 shqiptarë u masakruan, prej të cilëve 229 ishin gra, 213 fëmijë dhe 295 burra të moshuar. Numri i të vrarëve që nuk janë të identifikuar ishte 436, mbi 605 veta të zhdukur e të kindapuar, 450 fshatra të shkatrruarë, 41.538 shtëpi banimi të shkatërruara dhe mbi 1995 objekte afariste të shkatërruara[5]...
[1] Zenun Çelaj, “Rikthehen në vendin e krimit”, Bujku, mars 1998, Prishtinë,2011. Fq,28.
[2] Blerim Shala, Vritet Kosova...1989-1999. Prishtinë,2000. fq, 49.
[3] Buletini KMDLMNJ nr. 8/98, fq,24.
[4] Mikel Ndreca, 78 vjet terror dhe gjenocid shtetëror (1912-1999). Prishtinë,2001. Fq,327,328.
[5] Buletini KMDLMNJ nr. 10/99, fq,31,32.