Dinamo dhe Elbasani ndahen në paqe

- Bota Sot

Dinamo dhe Elbasani ndahen në paqe

Nuk ka fitues kryendeshja e ditës së sotme në Abissnet Superiore.

Mbyllet në barazim 1:1 sfida Dinamo-Elbasani, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Gjithçka vendoset në pjesën e parë. Verdheblutë kalojnë të parët në avantazh falë golit të shënuar nga Tsague, por “blutë” kundërpërgjigjen me Bregun, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë është e luftuar, ndonëse reshjet e shiut nuk lejuan dy skuadrat që të jepnin më të mirë, por si Dinamo edhe Elbasani nuk arritën që të gjejnë golin e fitores.

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja në “Air Albania” me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë. Pas këtij barazimi, Elbasani ngjitet momentalisht në krye të renditjes me 24 pikë (Vllaznia luan nesër), ndërsa Dinamo shkon në kuotën e 19 pikëve në klasifikim.



Read it all at Bota Sot