Egnatia pa mëshirë ndaj Bylisit, Teuta fiton mes polemikash me Vorën

- Bota Sot

Egnatia pa mëshirë ndaj Bylisit, Teuta fiton mes polemikash me Vorën

Egnatia ka fituar 5-1 ndaj Bylisit duke mos treguar aspak mëshirë në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Rrogozhinasit e patën në kontroll sfidën, pasi që në minutën e pestë ishte Kane që realizoi autogol.

Kane ishte antagonisti i sfidës për Bylisin sepse u largua me karton të kuq në minutën e 16-të. Nga ai moment, sfida foli vetëm për Egnatian.

Dopieta e Bakajokos dhe golat e Jahajës dhe Buriçit vulosën fatet e takimit.

Egnatia mbetet në ndjekje të kryesuesve të Elbasanit dhe Vllazninë.

Në anën tjetër Bylisi në zonën e ftohtë rrezikon rënien nga kategoria.

Teuta ka lënë pas krizën duke gjetur pas katër ndeshjesh përsëri fitoren, duke mposhtur me shifrat 1-0 Vorën në ndeshjen e luajtur në Durrës.

Por ka qenë një fitore mes polemikash, për shkak të një goli të anuluar për Vorën në fundin e ndeshjes.

Pikërisht në minutën e fundit shtesë, vorakët shënuan me Luis Felipe, por gjyqtari akordoi dhe pastaj anuloi golin pas thirrjes nga VAR-i.



Read it all at Bota Sot