Futbollisti shqiptar i “mbuluar” nga balta

- Bota Sot

Futbollisti shqiptar i “mbuluar” nga balta

Futbollisti shqiptar i KF Hotla i mbuluar nga balta.

Bëhet fjalë për Faton Nuredinin, lojtarin e talentuar të klubit të futbollit Hotla nga Komuna e Likovës.

Ai sot në stadiumin e fshatit Dobërshan të Kumanovës në ndeshjen kundër FC Llopati, luftoi si luan në fushë për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij (rezultati 2:3), por i mbuluar nga balta.

Nuredini ishte shembull se si luftohet edhe në fushën me baltë.

Derisa lojtarët e moshës së tij luajnë në fusha më moderne, Faton Nuredini me shokë luftonin nëpër baltë.

Treguesi më i miri është fanella e tij e mbuluar nga balta.

KF Hotla garon në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut, grupi Veriut.



Read it all at Bota Sot