Arsenali ka mundësinë e arratisë, derbi ndaj “Spurs” flet në favor

- Bota Sot

Arsenali ka mundësinë e arratisë, derbi ndaj “Spurs” flet në favor

Derbi i parë i Londrës Veriore për këtë se zon zhvillohet të dielën, teksa “Opta Analyst” ka hedhur një vështrim se si mund të zhvillohet ArsenalTotenhem, sfida më e rëndësishme e kësaj jave në Premier Ligë. Për vite me radhë, ndërsa të dy ekipet kishin qëllime dhe objektiva të ngjashme. Aq sa derbi i Londrës Veriore përcaktonte shumë sezonet e tyre.

Megjithatë, me Arsenalin që sulmon në krye të tabelës dhe ndjek titullin e parë të Premier League në dy dekada, dhe Spurs që përpiqet të zbulojë veten nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Frank, kjo ndeshje është e rëndësishme për secilin klub për arsye shumë të ndryshme. Për Arsenalin, derbi do të jetë gjithmonë më i madh se një ndeshje normale, por në thelb, bëhet fjalë vetëm për një ndeshje të radhës me tre pikë të tjera në ‘valle’.

Për “Spurs”, është po aq një mundësi për të ulur shanset e rivalëve të tyre për titull, sa është një mundësi për të rritur shpresat e tyre. “Topçinjtë” janë katër pikë përpara në krye të renditjes, të pamposhtur në 14 ndeshje dhe pothuajse tërësisht të pathyeshëm në mbrojtje për pjesën më të madhe të sezonit. Ndërkohë, “Spurs” kanë humbur tre nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit, teksa kanë fituar vetëm tre nga 10 të fundit, por mbi të gjtiha, nuk kanë bindur fare nën drejtimin e trajnerit Frank.

Përveç formës së fundit, Arsenali gjithashtu ka vrull në këtë ndeshje në anën e tyre. Ata kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat kundër Totenhemit (duke barazuar një), ndërsa kanë fituar tre të fundit radhazi. Kjo e bën këtë serinë e tyre më të gjatë fitoresh kundër “Spurs” që nga një seri prej pesë ndeshjesh në fund të viteve 1980. Ata gjithashtu kanë humbur vetëm një nga 32 derbitë e tyre të fundit në shtëpi: disfata e vetme regjistrohet në nëntor 2010, me shifrat 3-2.

Të besuarit e Artetas, gjithashtu, kanë shënuar të paktën dy herë në secilën nga tetë ndeshjet e fundit. Me dy gola të dielën, ata do të barazonin rekordin e tyre në Premier Ligë për shënimin e 2+ golave në ndeshje të njëpasnjëshme, kundër një kundërshtari të vetëm: 9 kundër Leisster, 1997-2016. Pra, a do të vazhdojë makina fituese e Arsenalit drejt një fitoreje tjetër? Apo mund të na pengojë Spurs? Gjithçka do ta mësojmë të dielën në “Emirates”, ora 17:30.



Read it all at Bota Sot