Inter–Milan, ndeshja që pritet të ndezë futbollin italian sonte

- Bota Sot

Inter–Milan, ndeshja që pritet të ndezë futbollin italian sonte

Sonte në San Siro zhvillohet një nga takimet më të rëndësishme të Serie A, derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit. Tifozët janë në pritje të një përballjeje me tension, pasion dhe ndikim të madh në garën për titull.

Interi, i drejtuar nga Cristian Chivu, vjen me vetëbesim të madh. Skuadra ka pasur formë pozitive dhe kërkon të shfrytëzojë derbin për të konfirmuar ambiciet e saj. Në anën tjetër, Milani ka nevojë për një fitore që t’i japë besimin e duhur dhe ta rihapë garën për vendin e parë.

Mungesa e Dumfries në krahun e djathtë të mbrojtjes mund të jetë një problem për Interin, por Chivu ka provuar Carlos Augusto si zëvendësues.

Nga ana tjetër në mesfushën interiste pritet të luajnë Barella dhe Calhanoglu, që do të jenë motorët kryesorë të lojës.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot (ose Ricci), Estupinan; Leao, Pulisic.

Ky ballafaqim nis nga ora 20:45.



Read it all at Bota Sot