Hoxha drejt Anglisë

- Bota Sot

Hoxha drejt Anglisë

Mund të thuhet pa frikë se futbollisti Arbër Hoxha po përjeton formën më të mirë në karrierë.

Sulmuesi shqiptar po rezulton përcaktues te klubi i Dinamo Zagreb, rasti më i “freskët” përkoi me ndeshjen e fundit ndaj Varazdin në kampionat, dopietë, sikurse triumfi në çmimin prestigjioz “Lojtari i Muajt” në Kroaci, specifikisht në shtator dhe tetor.

Rritjen e tempit dhe elegancën me topin në këmbë, Hoxha e demostroi edhe në ndeshjen kundër Anglisë me Kombëtaren. “Kurba” në ngjitje e Arbër Hoxhës ka bërë “zhurmë” deri në Angli.

Sipas raportimeve të fundit nga “SportsBoom”, Sheffield United dhe Hull City janë të interesuar për shërbimet e anësorit 27-vjeçar.

Të dyja skuadrat e mësipërme militojnë në Championship. Sulmuesi shqiptar ka kontratë me Dinamo Zagreb deri në verën e vitit 2029, por një ofertë e majme nga klubet angleze vështirë të refuzohet.



Read it all at Bota Sot