Në prag të derbit të së dielës, Inter–Milan sjell jo vetëm tension, por edhe statistika.
Për Cristian Chivu ky do të jetë derbi i parë si trajner, ndërsa Massimiliano Allegri rikthehet pas gati 12 vitesh në pankinën ku jetoi derbet e viteve 2010–2014. Te Juventusi, Allegri ka një bilanc mbresëlënës ndaj Torinos: 18 derbi, 13 fitore dhe asnjë humbje që nga 26 prilli 2015.
Me Milanin, panorama ka qenë më e ndërlikuar. Derbi i tij i parë si kuqezi më 14 nëntor 2010 përfundoi 0-1, falë penalltisë së Ibrahimoviq, në një sfidë që, ashtu si tani, u luajt në javën e 12-të të kampionatit dhe në “San Siron” zikaltër. Më pas erdhën fitoret 3-0, që çuan drejt titullit të 18-të dhe ajo në Superkupën Italiane.
Por vitet pasuese sollën vështirësi: më 2011-2012, Milani i humbi të dy derbet, duke i dhuruar praktikisht titullin Juventusit të Contes. Më 2012-2013 Allegri mori vetëm një barazim e një humbje, ndërsa në dhjetor 2013 u mposht nga goli i Palacios, ndeshje pas së cilës u shkarkua. Pavarësisht statistikave, kësaj here pritet një përballje e madhe.