Llapi la me gisht në gojë Ballkanin në Therandë

- Bota Sot

Llapi la me gisht në gojë Ballkanin në Therandë

Llapi po afrohet me pozitën e parë në elitën e futbollit të Kosovës.

Llapjanë e trajnerit Tahir Batatina u kthyen me tre pikë të mëdha nga Theranda.

Llapi e la me gishta në gojë Ballkanin, duke e mposhtur me rezultat 4:2, në derbin e javës së 14-të.

Edon Sadriu  (10’ – realizoi nga distanca) e Muhamet Hyseni (15’ e 62’), Axel Gnapi (45’) shënuan për Llapin dhe Valentin Serebe (2’ e 60’) për Ballkanin.

Prishtina kryeson me 26 pikë, pasojnë Ballkani 23, Dukagjini 23, Drita 23, Llapi 20 pikë etj.



Read it all at Bota Sot