Futbollisti Jakup Berisha është trim i ndeshjes, i cili me dy gola “ngriu” Gjilanin.
Skuadra e Gjilanit ka barazuar me rezultat 2:2 me Ferizajn, në takimin e javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Senad Jaroviq shënoi në minutën e 21-të, 1:0 për Gjilanin.
Në minutën e 45+5 Berisha nga 16 metra shënoi gol të bukur në këndin e epërm të Gjilanit.
Në minutën e 60-të, Berisha i Ferizaj ka qenë i pafat, traversa ia mohoi golin.
Jaroviq shënon sërish, kësaj radhe në minutën e 62-të, 2:1 për Gjilanin.
Jakup Berisha shënoi gol të bukur, por gjyqtari anuloi golin pas shikimit të VAR-it duke akorduar penallti!
Protesta të shumta nga të dy ekipet, Ferizaj kërkonte që të pranohej goli e Gjilani të anulohej.
Berisha ishte i saktë nga penalltia në minutën e 90+11, 2:2.
Në minutën e 90+7 Zebiq i Gjilanit përjashtohet me karton të kuq,
Gjilani është në vendin e tetë me 17 pikë e Ferizaj një vend më poshtë me 15 sosh.