Sfida mes Korabit dhe Luftëtarit në Peshkopi u mbyll me probleme në pjesën e parë.
Gjyqtari Indrit Myrtja akordoi një penallti për Korabin në limitet e kohës së rregullt, ndërsa te Luftëtari protestuan.
Nga stoli madje u sinjalizua disa herë që ekipi të tërhiqej nga fusha e blertë.
Kjo situatë solli edhe përplasjen e dy lojtarëve të Luftëtarit.
Në fund situata u qetësua.
Nga penalltia nuk gaboi Marku për Korabin, që i dha avantazhin skuadrës së tij.
Sfida është e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Luftëtari po kalon periudhë të vështirë, ndërsa ndodhet në zonën e ftohtë.