KF Arsimi: Fitorja më e madhe në historinë e klubit

- Bota Sot

KF Arsimi: Fitorja më e madhe në historinë e klubit

Skuadra e Arsimit nga Çegrani është në qiellin e shtatë me fitoren e thellë të ditës së sotme me rezultat 3:0 ndaj kampionit në fuqi të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ky kolektiv, e ka vlerësuar si fitoren më të madhe në histori. 

“Fitorja më e madhe në historinë e klubit, përballë kampionit në fuqi, ekipit që përfaqëson futbollin vendorë në Europë, Shkëndijës! 

Falënderojmë të gjithë të pranishmit në stadium, dhe tifozët për përkrahjen vëllazërore për të dy ekipet!”, thuhet në njoftimin e klubit. 

Shefi Shefiti, Alban Taipi dhe Xhemil Jahiji, shënuan për fitoren e Arsimit.

Pas javës së 14-të, Shkëndija renditet në vend të tretë me 30 pikë e Arsimi në të gjashtin me 18 sosh.



Read it all at Bota Sot