Kanë përfunduar 8 ndeshjet e Grupit A dhe B në Kategorinë e Dytë. Skuadra e Sopotit e ka marrë seriozisht këtë edicion ngjitjen në Kategorinë e Parë, teksa shembulli më i qartë erdhi ditën e sotme në fitoren e thellë 3:0 kundër Naftëtarit.
Skuadra librazhdiote mban pozicionin e 3-të në tabelë. Gramshi mori fitore të rëndësishme 2:1 përballë Adriatik 2012. Mes Basania dhe Veleçikut nuk pati fitues, 2 :2.
Oriku tregoi se është pretendent në grupin e tij, duke triumfuar 4:0 kundrejt Shkumbinit. Bylis B nuk njeh hap fals, 2: 0 me Delvinën dhe pozicionohet në “vallet për kreun.
Butrinti edhe pse me karton të kuq mori 3 pikët kundër Maliqit me golin e Kolonjas. Devolli nuk gaboi në transfertën e Këlcyrës, duke iu larguar përkohësisht “zonës së ftohtë”. Takimi më i “luftuar”, ndonëse pa fitues, rezultoi Eagle Football – Tomori, 2:2.