Haiti kualifikohet në Botëror, por tifozët nuk do të lejohen të udhëtojnë në SHBA

- Bota Sot

Haiti kualifikohet në Botëror, por tifozët nuk do të lejohen të udhëtojnë në SHBA

Haiti ka siguruar kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

Fitorja 2-0 ndaj Nikaraguas, i mjaftoi atyre të kualifikohen për herë të parë pas 51 vitesh.

Por Haiti, mund të jetë edhe kombëtarja e vetme të cilët nuk do të kenë tifozë të pranishëm në ndeshjet të cilat zhvillohen në SHBA.

Kjo pasi që Haiti është në listën e 19 shteteve, të cilët administrata Trump i ndalon hyrjen në SHBA, ku përveç lojtarëve, familjarëve të tyre dhe stafi i kësaj kombëtareje do të lejohen.

Botërori 2026 do të nis nga data 11 qershor deri në 19 korrik të vitit të ardhshëm.



Read it all at Bota Sot