Si rreshtohet Reali në transfertën e Elches?
Real Madridi luan në orën 21:00 në transfertë me Elchen, ndeshjen e vlefshme për raundin e 13-të në La Liga.
Përpara se të bëhej pushimi ndërkombëtar për kualifikueset e Botërorit, “Los Blancos” humbën me Liverpulin në Champions dhe barazuan pa gola me Rajo Vajekanon.
Sot ata kërkojnë ti lenë pas krahëve këto rezultate dhe të rikthehen te fitorja për ti “rrëmbyer” kreun Barçës.