Pjesa parë e derbit të Madoninna-s mbyllet pa gola

- Bota Sot

Pjesa parë e derbit të Madoninna-s mbyllet pa gola

Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit të Milanos, me Interin më të rrezikshëm në fazën sulmuese.

Zikaltrit goditën dy herë shtyllën: fillimisht Thuram në minutën e 4-t, pas një pritjeje fantastike të Maignan, dhe më pas Lautaro Martinez në minutën e 37-t, me portierin kuqezi që devijoi topin në shtyllë.

Skuadra e Massimiliano Allegrit u mbrojt me disiplinë dhe kërkoi hapësira në kundërsulm, duke rrezikuar në fund me një goditje të fortë të Pulisic-it.

Rezultati 0-0, por ritëm i lartë dhe emocione të shumta në “San Siro”.



Read it all at Bota Sot