Qartësohet e ardhmja e Vinicius Jr

- Bota Sot

Qartësohet e ardhmja e Vinicius Jr

Real Madridi ka përfunduar zgjatjen e kontratës me Vinicius Jr, duke siguruar që ylli brazilian të mbetet në “Santiago Bernabéu” për shumë vite të tjera. Rinovimi, një prioritet për Florentino Pérezin, vjen pas muajsh negociatash dhe e forcon pozitën e lojtarit si një nga figurat kyçe të projektit sportiv dhe imazhit global të klubit.

Pavarësisht interesimit nga klube të tjera evropiane, në Madrid ka pasur gjithmonë qetësi, pasi Vinicius nuk e ka menduar largimin. Klubi e vlerëson atë si një lojtar vendimtar, të pazëvendësueshëm për shkak të shpejtësisë, driblimeve dhe ndikimit në ndeshjet e mëdha.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, Rinovimi përfshin edhe përmirësime financiare, duke e vendosur brazilianin ndër lojtarët më të paguar të skuadrës, në përputhje me statusin e tij. Për Real Madridin, marrëveshja është e rëndësishme edhe jashtë fushës, pasi Vini është një figurë me ndikim global dhe një ambasador i fuqishëm i markës së klubit.

Me këtë zgjatje kontrate, Real Madridi dërgon një mesazh të qartë: yjet e skuadrës mbeten në shtëpi dhe projekti i së ardhmes ndërtohet rreth lojtarëve si Vinicius Jr.



Read it all at Bota Sot