Shaarawy: Po e shijojmë vendin e parë, sezoni është i gjatë

- Bota Sot

Shaarawy: Po e shijojmë vendin e parë, sezoni është i gjatë

Pas triumfit të Romës në transfertë ndaj Cremonese-s, sulmuesi Stephan El Shaarawy ka folur për kanalet zyrtare të klubit, duke vlerësuar qasjen dhe paraqitjen e skuadrës në këtë ndeshje të Serisë A.

El Shaarawy theksoi se ekipi hyri në fushë me intensitet të lartë dhe vendosmëri maksimale, faktorë që sipas tij bënë diferencën.

“Ne iu afruam ndeshjes në mënyrën e duhur, me shumë energji dhe dëshirë. Ka besim brenda grupit dhe kjo reflektohet në lojë”, u shpreh sulmuesi italian.

Me fitoren në Cremona, Roma ngjitet në vendin e parë në klasifikim, një moment që El Shaaraëy thotë se ekipi duhet ta shijojë, por pa humbur fokusin.

“Jemi të lumtur për pozicionin në tabelë, por kampionati është i gjatë. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm.”

Ai ka folur edhe për ndeshjen e radhës kundër Napolit.

“Është një takim i rëndësishëm kundër një skuadre shumë të fortë. Luajmë në shtëpi dhe jemi të vendosur të bëjmë një paraqitje të madhe”, theksoi El Shaarawy.



Read it all at Bota Sot