Mbrojtësi i Liverpool, Van Dijk u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 3-0 ndaj Nottingham.
“Po pësojmë shumë gola të lehtë. Situata është shumë e rëndë për momentin dhe do të na duhet shumë punë për ta kapërcyer këtë krizë.
Ky është problemi: të gjithë në ekip duhet të marrin përgjegjësi.
Futbolli është një sport ekipor dhe secili duhet ta marrë seriozisht këtë moment. Duhet të punojmë më shumë dhe të ecim përpara”- tha ai.