Kaja Kallas: BE nuk duhet të ulë presionin ndaj Rusisë, Ukraina është viktimë në këtë luftë, asnjë territor s’do lëshohet

- Bota Sot

Kaja Kallas: BE nuk duhet të ulë presionin ndaj Rusisë, Ukraina është viktimë në këtë luftë, asnjë territor s’do lëshohet

Krye diplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka përshëndetur diskutimet mbi propozimin prej 28 pikash për paqe të presidentit amerikan Donald Trump. Por ajo paralajmëron se presioni ndaj Rusisë nuk duhet të ulet.

“Nuk duhet të harrojmë kush nuk e do paqen dhe kjo është Rusia. Deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë lëshim nga ana e saj”, tha Kallas për CNN.

Kallas theksoi se në luftën e Ukrainës, është një viktimë dhe një agresor. Ajo shton se Ukrainas nuk duhet të dorëzojë asnjë territor pasi sipas saj në këtë rast kjo e fundit është viktimë.

“Në këtë luftë ka një viktimë dhe një agresor. Nuk mund të flasim për çfarë duhet të dorëzojë Ukraina, kur ajo nuk ka kryer asnjë agresion”, u shpreh Kallas.

Ajo ngriti shqetësime edhe për drejtimin që po marrin bisedimet e paqes, duke kërkuar më shumë vëmendje mbi rolin dhe angazhimet e Rusisë, e më pak mbi detyrimet që mund t’i vendosen Kievit.

“Cilat janë kërkesat ndaj Rusisë?”, pyeti ajo, duke theksuar se asnjë prej 28 pikave të planit të Trump nuk parashikon lëshime nga Moska.

“Hapi i parë duhet të jetë kërkesa që Rusia të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare që ka shkelur deri tani”, shtoi Kallas.

Ajo shton se kjo luftë nuk duhet të mbyllet me favor të njëanshëm, sidomos Ukraina që nuk ka pushtuar asnjë vend.

“Nëse vendosim kufizime mbi Ukrainën, vend që nuk ka pushtuar askënd, atëherë Rusia merr pikërisht atë që dëshiron.”, u shpreh ajo.



Read it all at Bota Sot