Skuadra angleze e Tottenham Hotspur ka shprehur interesim serioz për mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.
Sipas Football Italia pritet të dërgojë një ofertë rreth 50 milionë euro.
Braziliani, i cili ka kontratë deri në 2029, mbetet një nga lojtarët më të vlerësuar të Juventusit.
Klubi italian nuk do ta lëshojë lehtë, por Spurs shpreson ta sjellë në Premier League që në janar.