Barazim dramatik për FC Prishtina 01 ndaj FC Riga-s

- Bota Sot

Barazim dramatik për FC Prishtina 01 ndaj FC Riga-s

FC Prishtina 01 ka barazuar 3:3 në përballjen e parë ndaj FC Riga në kuadër të fazës 1/16 të UEFA Futsal Champions League.

“Kampioni i Kosovës, i cili tashmë është në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë, e nisi ndeshjen me ritëm të lartë. Drilon Maxharraj shënoi që në minutën e 6 për të hapur rezultatin 1:0, dhe shtoi edhe golin e dytë personal në minutën e 10, duke e çuar ekipin në avantazh 2:0.

Viktor Kulepovs e ngushtoi diferencën pak para fundit të pjesës së parë, 2:1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, braziliani Daniel Airoso barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 32, duke rikthyer tensionin në ndeshje. Por menjëherë pas dy minutash, Ramadan Alaj riktheu avantazhin për Prishtinën 01.

Kur gjithçka dukej se do të përfundonte me fitore për kampionët e Kosovës, Jose Edouardo barazoi në minutën e 38, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3:3.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 5 dhjetor në Riga, dhe gjithçka mbetet e hapur për kalimin në fazën tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit.



Read it all at Bota Sot