Lewandowski: Kur luajmë në “Camp Nou” jemi më të fortë

- Bota Sot

Lewandowski: Kur luajmë në “Camp Nou” jemi më të fortë

Lewandowski ka pasur nderin të shënojë golin e parë në “Camp Noun” e ri dhe si shpërblim të marrë topin me vete si dhuratë.

Shumë i lumtur për këtë rikthim ai është shprehur: “Është hera jonë e parë që kthehemi në “Camp Nou” dhe është një ditë e veçantë për ne. Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar që mund të luajmë këtu. Luajtëm shumë mirë që nga fillimi i ndeshjes, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe duke shtuar tre pikë të tjera. Gjëja më e rëndësishme është që jemi kthyer këtu.

Është një përvojë tjetër kur luajmë këtu. Ne ishim të vendosur të sulmonim që nga fillimi. Ky moment është i veçantë për mua, të jem në gjendje të shënoj golin e parë në “Camp Noun” e ri. Jam shumë krenar. Kemi një ekip shumë të mirë dhe tani duhet të shohim përpara.

Kur luajmë në “Camp Nou”, jemi një ekip pak më i fortë sesa kur luajmë në stadiume të tjera. Kisha një ndjesi të mirë që nga fillimi. E kishim ndeshjen nën kontroll që nga fillimi”.



Read it all at Bota Sot