Portieri belg, Thibaut Courtois nuk do të luajë ndaj Olympiacosit.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të tij, pasi që belgu do të mungojë shkaku i një infektimi nga gastroenteriti.
Klubi e konfirmoi këtë në faqen e tyre zyrtare, ku konstatoi se Courtois nuk do të udhëtojë me skuadrën në Athinë dhe se situata e tij do të monitorohet nga mjekët e klubit.
Ndeshja Olympiacos-Real Madridit, do të zhvillohet nesër në stadiumin “Karaiskakis” në Pireu, nesër në orën 21:00..