Ragon Eze

- Bota Sot

Ragon Eze

Arsenal dominon renditjen në Premier League pas fitores 4-1 në derbi ndaj Tottenham. Një sukses që ka si protagonist sulmuesin Eberechi Eze, që realizoi një trigolësh

“Ajo ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për mua, një ditë e këndshme.

Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin dhe arrita fitoren”, tha sulmuesi anglez, I ardhur në fund të merkatos te “topçinjtë”.

“Është e veçantë të shënosh 3 gola në një ndeshje.

Është ajo për të cilën jam lutur gjatë. U luta për tripletën time dhe e arrita ta realizoja”, tha më tej sulmuesi 27-vjeçar, që ka realizuar 4 gola më Arsenal deri më tani në Premier League.

Më tej, Eze tha: “E gjithë familja ime ishte në stadium, gjë që e bën edhe më të veçantë ta bëj këtë para tyre. Uroj shumë që të përjetoj të tjera momente si ky“



Read it all at Bota Sot