“Shvercerat” nuk do të jenë në Strugë, iu ndalohet udhëtimi

- Bota Sot

“Shvercerat” nuk do të jenë në Strugë, iu ndalohet udhëtimi

Tifozët “Shvercerat” nuk do jenë të pranishëm në Strugë për të përkrahur FC Shkupin në duelin ndaj Pelisterit, pasi e njejta iu është ndaluar.

Tifo grupi ka dalur me një reagim:

"Futbolli është për tifozët, jo për interesat e bizneseve.

Sot është anuluar udhëtimi për në Strugë, dhe megjithëse jemi vendas, nuk na lejohet të udhëtojmë për të mbështetur ekipin tonë.

Bëjmë apel deri te Federata dhe të gjitha institucionet përgjegjëse që të na mundësojnë lirinë e udhëtimit dhe përkrahjes për klubin e zemrës.

Nëse dëshironi të largoni përgjegjësinë nga ajo që ndodhi sot, atëherë na lejoni që në ndeshjen e radhës me Kanalizimin(vardarin) të jemi të pranishëm dhe ta mbështesim ekipin tonë si gjithmonë.

Tifozi është zemra e futbollit. Mos na përjashtoni!", reagonjnë Shvercerat Shkup



Read it all at Bota Sot