Messi vajton “mentorin” që e bindi të zgjidhte Argjentinën përballë Spanjës

- Bota Sot

Messi vajton “mentorin” që e bindi të zgjidhte Argjentinën përballë Spanjës

Sporti argjentinas është ndarë sot me njërin prej “heronjve” të heshtur të lëvizjes futbollistike në vendin në fjalë.

Bëhet fjalë për Omar Souto.

Edhe pse emri i ish-menaxherit të Federatës Argjentinase të Futboollit nuk thotë shumë për shumicën e sportdashësve ai ka dhënë një kontribut të madh për kombëtaren e tij.

Të gjithë e dinë për lidhjen e fortë që kishte Leo Messi me Souto-n. Ka qenë pikërisht kjo lidhje që ka bindur yllin e Barcelonës që të zgjidhte për të përfaqësuar Argjentinën përballlë Spanjës.

Siç dihet ylli i Miami-t u transferua në Katalonjë në moshën 13-vjeçare dhe në më shumë se një rats Federata Spanjolle e Futbollit ka kontaktuar familjen e tij për ta bindur që të përfaqësonte kombëtaren iberike.

Souto ka qenë i pari përfaqësues i Federatës Argjentinase të Futbollit që kontaktoi me familjen e Messi-t kur kjo e fundit ishte në Spanjë.



Read it all at Bota Sot