Kryeministri britanik, Keir Starmer u bë viral në rrjetet sociale pasi bëri një vallëzim të famshëm me fëmijët gjatë një vizite në një shkollë fillore, ku takoi nxënës që marrin vakte falas.
Starmer shoqërohej nga ministrja e Arsimit, Bridget Phillipson.
Ai u takua me nxënës të klasës së dytë dhe i çmendi të gjithë kur bëri vallëzimin viral, lëviz duart lart-poshtë duke bërtitur “6-7”, dhe menjëherë të gjithë fëmijët e ndoqën.
Megjithatë, ky trend ka zemëruar mësuesit në të gjithë vendin, dhe drejtori i shkollës ia kujtoi Starmer-it se “tek ne fëmijët futen në telashe nëse e bëjnë këtë në shkollë”.
Por telashe duket se e presin edhe vetë Starmer-in që nga e mërkura: ministrja e Financave Rachel Reeves do të paraqesë buxhetin me rritje taksash për të ulur borxhin publik, një lëvizje që rrezikon ta çojë qeverinë sërish në fund të sondazheve.
Në të njëjtën kohë, brenda Partisë Laburiste, Starmer po përballet ditët e fundit me një konflikt të ashpër të brendshëm që ngre pikëpyetje serioze për të ardhmen e tij si lider.