Argjentinasi arrin në 896 gola dhe 404 asiste në karrierën e tij

- Bota Sot

Argjentinasi arrin në 896 gola dhe 404 asiste në karrierën e tij

I duhet edhe pak që të mbërrijë tek 900-ta. Gjithsesi, Lionel Mesit nuk i duhet rekordi historik i golave për të qenë numri 1 në kontributin për rrjetat, dhe për të qenë ai në garë me një Pele apo Maradona, për titullin e futbollistit më të mirë të të gjitha kohëve.

Pasi shënoi një herë dhe shërbeu një asist, në fitoren 4-0 që Inter Majemi arriti ndaj Sinsinatit në Ligën Profesioniste Amerikane, magjistari I topit arriti një shifër tepër simbolike.

Kampioni I botës ka gjithsej 1300 kontribute goli në karrierë, nga të cilët 896 janë gola dhe 404 asistë.

Për rrjetat në total është prapa Kristiano Ronaldos, që vazhdon “të fluturojë” dhe ka arritur në 954.

Gjithsesi, për asistet ekziston një shkëputje të jashtëzakonshme me CR7-ën, pasi “Pleshti” ka shërbyer 404 pasime goli, ndërsa Ronaldo 259.

Argjentinasi është barazuar me hungarezin e lavdishëm, Ferenc Pushkash, ndërsa kanë mbetur prapa Pele, Krujf, Tomas Myler, De Bujne apo Di Maria.

Me 1135 ndeshje të luajtura për ekipet e klubeve si Barcelona, Paris SG dhe Inter si dhe me Argjentinën, Mesi ka një mesatare të shkëlqyer prej 1.15 gola+assist për ndeshje, apo një kontribut për gol çdo 72 minutash, shumë më të lartë sesa Kristiano Ronaldo.



Read it all at Bota Sot