Vllaznia mund Apoloninë. Fitojnë edhe Gramshi e Partizani

- Bota Sot

Vllaznia mund Apoloninë. Fitojnë edhe Gramshi e Partizani

Është mbyllur java e shtatë e kampionatit të futbollit të vajzave me ndeshjen e fundit të zhvilluar sot, Egnatia – Kinostudio. Kjo sfidë u mbyll në barazim 4-4.

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme, duke mundur Apoloninë në Fier me rezultatin 2-0.

Gramshi triumfoi ndaj Atletik Klub me rezultatin e thellë 15-0, ndërsa Partizani mposhti minimalisht Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0.

Pas përfundimit të javës së shtatë, Vllaznia udhëheq kampionatin me 18 pikë. Gramshi dhe Apolonia ndjekin me nga 13 pikë.

Java e 7-të e kampionatit të vajzave

Teuta – Partizani 0:1

Gramshi – Atletik Klub 15:0

Apolonia – Vllaznia 0:2

Egnatia – Kinostudio 4:3



Read it all at Bota Sot