Shkupi vazhdon serinë e zezë të rezultateve në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Përplot 14 javë nuk ka shijuar fitore, 1 barazim e 13 humbje, me 1 pikë në fund të tabelës, është rekord i zi për një kolektiv me traditë.
Skuadra shqiptare sot në cilësinë e vendasit në Strugë, ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Pelisteri i Manastirit.
Pelisteri arriti të fitoi me golat e Petar Petkovskit (58’), Aleksandar Ristevskit (74’) dhe Luka Bulatloviqit (81’).
Me këtë fitore, skuadra e Pelisterit është në vendin e 10-të me 14 pikë, ndërsa Shkupi në fund me 1 pikë.
Shkupi nuk sheh ditë të bardha në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.