Mediumin serb e kap sikleti, lojtarim e ri serb e krahason me Xherdan Shaqirin

- Bota Sot

Mediumin serb e kap sikleti, lojtarim e ri serb e krahason me Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri, futbollist i madh, i papërsëritshëm!

Futbollist që i dha shumë Zvicrës dhe aktualisht kapiten te Baseli. 

Mediumi serb e krahason çuditërisht lojtarin e ri serb Mlladen Mijajlloviq me Xherdan Shaqirin.

Serbët e kanë vajin në buzë sepse shqiptarët i lanë jashtë Kampionatit Botëror.

Tani kanë sikletin e radhës, madje lere që merrem me lojtarin e ri serb, por kapen edhe për lojtarët e Republikës së Kosovës.

Cili është preteksti?

“Kaos total pas një lëvizjeje, a do të kenë pasardhës Shaqiri apo Tadiqi?”, shkarravit media serbe “Kurir”.

“Ekipi kombëtar serb i futbollit po tërheq dobët burime për ekipin kombëtar nga lojtarët e lindur jashtë vendit.

Për shkak të politikave të gabuara, inercisë, por mbi të gjitha diplomacisë së dobët, Serbia mbeti pa Aleksandar Pavlloviqin, Milosh Kerkezin dhe ndoshta Stefan Bajçetiq”, shkruan më tej.

Media serbe në siklet, kapet edhe për Kosovën, duke shkruar: “E vërtetë, asnjë nga tre futbollistët e rinj të listuar nuk kishte një ngarkesë të fortë patriotike dhe dashuri për popullin serb të cilit i përkiste.

Sepse nëse do ta kishin bërë, nuk do të kishin luajtur për vendet ku kanë lindur.

Për shembull, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe madje edhe Kosova nuk kanë të njëjtat probleme si Serbia.

Lojtarët me prejardhje nga këto rajone që zgjodhën ekipet kombëtare të vendeve ku panë botën mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Djali që Serbia nuk duhet ta humbasë absolutisht është Mlladen Mijajlloviq.

Ai mori pjesë në Kampionatin Botëror Zviceran U-17 me kombëtaren zvicerane dhe arriti në çerekfinale”.

Çudia është se këtë talent e krahasojnë me yllin e Kosovës dhe të Zvicrës, Xherdan Shaqiri. 

“Zviceranët kohët e fundit humbën dy futbollistë të talentuar me prejardhje shqiptare.

Muajin e kaluar, Albian Hajdari (22), një futbollist i Hoffenheim i cili ka kaluar të gjitha kategoritë e të rinjve të Zvicrës, bëri debutimin e tij për Kosovën.

Disa muaj para tij, shoku i tij i ekipit të Hoffenheim, Leon Avdulahu (21), i cili gjithashtu është rritur në Basel dhe ka kaluar të gjitha përzgjedhjet zvicerane, bëri të njëjtën gjë”, shkarravit më tej media serbe.



Read it all at Bota Sot