KGJK hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

- Bota Sot

KGJK hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur të hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore, raporton KosovaPress.

Në mbledhjen e 356-të me radhë të KGjK-së u tha se ky hap synon të forcojë sistemin gjyqësor dhe të përmirësojë funksionimin e gjykatave në të gjithë vendin.

Për realizimin e këtij konkursi, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar dy komisione të veçanta: Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve, i cili do të menaxhojë procesin e përzgjedhjes, dhe Komisionin për rishqyrtimin e ankesave të kandidatëve, që do të sigurojë transparencë dhe drejtësi gjatë gjithë procedurës.

Siç u bë e ditur nga kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, konkursi do të jetë i hapur 15 ditë. 



Read it all at Bota Sot