Largohet Shabani

- Bota Sot

Largohet Shabani

Luftëtari njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Besmir Shabani, që kishte 2 sezone në krye të skuadrës gjirokastrite.

Skuadra nga Gjirokastra zë vendin e parafundit në renditjen e Kategorisë së Parë me 10 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje. Drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë trajner dhe kandidati kryesor për të zënë vendin e Shabanit është gjirokastriti Bledar Devolli, që vetëm një ditë më parë vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Kukësin.

“Pas dy sezoneve bashkëpunimi, AF Luftëtari dhe trajneri Besmir Shabani kanë vendosur me dakordësi përfundimin e bashkëpunimit.

Gjatë këtyre dy viteve, Shabani ka dhënë një kontribut të veçantë, duke e ngjitur ekipin në Kategorinë e Parë dhe duke ndërtuar një grup të fortë e konkurrues.

Klubi e falënderon për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës!”, shkruhet në njoftimin e klubit gjirokastrit.



Read it all at Bota Sot