Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka deklaruar se ditët që i kaloi si i lënduar dhe jashtë fushës – ishin të vështira për të.
Në një konferencë për media, para ndeshjes me Chelsea-n, braziliani u shpreh se gjatë gjithë kohës e mendonte rikthimin e tij.
“Pata një kohë shumë të vështirë, ato ishin momente mjaft të vështira.
Gjithmonë dua të jem në fushë duke ndihmuar ekipin dhe duke luajtur sa më shumë minuta të jetë e mundur.
Ka qenë e rëndë të jem jashtë… Më ka munguar Barça shumë më tepër sesa unë atyre… Më ka munguar kjo” u shpreh ai.
Megjithatë, ai është në dijeni se ende nuk është plotësisht në formën e tij më të mirë, për të luajtur 90 minuta të plota.
Fundja, Raphinha ka qenë jashtë fushës për pothuajse dy muaj, dhe lëndimi që pësoi, ende nuk i jep lirinë të luajë në 100 përqindëshin e tij.
Ai u shpreh tejet optimist për ndeshjen që zhvillohet sonte në “Stamford Bridge” më fillim nga ora 21:00.