Xhemil Jahiji, tregon dedikimin e veçantë

- Bota Sot

Xhemil Jahiji, tregon dedikimin e veçantë

\Xhemil Jahiji ishte një nga protagonistët kryesor në ndeshjen e fundjavës që Arsimi e fitoi 3-0 përballë Shkëndijës.
Mesfushori luftarak e shënoi golin e tretë për verdhezinjtë nga Cegrani, duke vulosur fitoren historike të Arsimit kundër kampionit actual të Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj ndeshje për Open-TV ka folur vetë 22-vjeçari nga Shkupi, i cili shpreh emocionet e golit me fanellën e Arsimit, të parin në kampionat. Ai tregon për festimin e golit dhe se kujt ia dedikon atë.

“Ishte një fitore e rëndësishme. Ne besuam se do marrim rezultat pozitiv, pasi ishim të përgatitur shumë mirë për ndeshjen kundër Shkëndijës, por jo me rezultat kaq të thellë.

Sa i përket golit jam shumë i lumtur, emocionet ishin të papërshkrueshme”, deklaroi Jahiji.

“Golin ia dedikoj të gjithë publikut të Çegranit, por edhe të tjerëve që më ndihmojnë çdo ditë.

Të gjithë bashkëlojtarët erdhën për të më përqafuar. Sinqerisht e kam pritur prej kohësh këtë gol dhe ja që erdhi ndaj Shkëndijës.

Festimi me sexhde? Po cdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit. Zoti më ndihmoi të shënoja golin. Uroj të mos jetë jetë i fundit. Do të bëj maksimumin në ndeshje dhe maksimumin të shënoj”, u shpreh Xhemil Jahiji.



Read it all at Bota Sot