Shkëndija reagon: Asnjë ekip në botë nuk ngjitet lart pa rënë disa herë

- Bota Sot

Shkëndija reagon: Asnjë ekip në botë nuk ngjitet lart pa rënë disa herë

Shkëndija e Haraçinës e merr me sportivitet humbjen e ditës së sotme me rezultat 1:0 në konak të Novacit, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll.

Shlëndija prin në renditje me 30 pikë, dy më shumë se Bregallinca e Ohri. 

“Humbja është pjesë e sportit.

Asnjë ekip në botë nuk ngjitet lart pa rënë disa herë. Ajo që na dallon neve nuk është rezultati i një ndeshjeje, por karakteri, besimi dhe forca që tregojmë pas saj.

Prandaj sot, më shumë se kurrë, është koha të qëndrojmë pranë ekipit tonë.

T’i tregojmë lojtarëve se nuk janë vetëm, se pas tyre qëndron një popull, një komunitet dhe një zemër kuq e zi që nuk shuhet kurrë.

Le të bashkohemi – me zë, me zemër, me përkrahje morale dhe financiare – sepse Shkëndija nuk është vetëm klub. Shkëndija është identitet, sakrificë dhe histori.

“Kur jemi të bashkuar, nuk ka pengesë që s’e kthejmë në fitore", reagon Shkëndija.



Read it all at Bota Sot