Spalletti tregon arsyen pse Edon Zhegrova po luan pak minuta te Juventusi

- Bota Sot

Spalletti tregon arsyen pse Edon Zhegrova po luan pak minuta te Juventusi

Skuadra e Juventusit mbrëmë arriti një fitore të vështirë me rezultatin 2-3 ndaj Bodo/Glimtit në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, luajti pak minuta duke u aktivizuar në minutën e 83-të.

Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti shpjegoi në njëfarë mënyre pse Zhegrova nuk po merr më shumë minuta.

“Kemi shumë lojtarë që mund të driblojnë bukur dhe të mposhtin një futbollist, si: Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao.

Por nëse luan me të gjithë, atëherë humbet ekuilibri.

Duhet të luajmë futboll më cilësor. Jemi duke tentuar të dalim nga ky mediokriteti”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.



Read it all at Bota Sot