Drejtori sportiv i Flamurtarit drejt largimit

- Bota Sot

Drejtori sportiv i Flamurtarit drejt largimit

Artim Pollozhani drejt largimit! Flamurtari po kalon momente të “nxehta” në Vlorë, ku tifozët e “Flota Kuqezi” “shpërthyen” në thirrje kundër drejtorit sportiv gjatë ndeshjes të së dielës ndaj Tiranës. “Artim Pollozhani, ik nga Flamurtari”.

Kjo thirrje u dëgjua disa herë nga tribuna e ultrasve, duke e bërë të qartë tensionin që po rritet dhe pakënaqësinë ndaj drejtorit i cili ishte “koka” e merkatos se verës por që duket se po rezulton e dështuar. Thirrjet kundër Pollozhanit gjatë ndeshjes me Tiranën shënojnë kulmin e pakënaqësisë së tifozëve.

Edhe pse klubi ende nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për të ardhmen e tij, presioni është tashmë i dukshëm dhe mund të sjellë zhvillime të reja së shpejti. Sinan Idrizi e “fali” shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, duke mos e larguar me trajnerin Karlos Garsia, por i dha një mundësi të fundit. Kupa tashmë është mbushur dhe në lojë kanë hyrë tifozët, çka e bënë të pamundur qëndrimin e Pollozhanit në Vlorë kur skuadra nuk po ngrihet në rezultate.

Pollozhani ka bërë merkaton e tri sezoneve të fundit të kuqezinjve. Ai më herët ka qenë edhe kapiten i skuadrës.



Read it all at Bota Sot