Pas barazimit 1-1 me Dinamo City në javën e kaluar, Elbasani pret të premten Partizanin, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiores.
Muharrem Dosti, i cili kërkoi që të largonte presionin nga skuadra e tij duke këshilluar lojtarët që ta shikonin këtë duel si ndehsje të radhës.
“Mendoj se AF Elbasani po bën mjaft mirë këtë sezon. Përtej historisë, mendoj se lojtarët e Elbasanit duhet që të përgatiten për Partizanin ashtu siç bëjnë për të gjithë skuadrat e tjera. Duhet ta shikojnë këtë ndeshje si të radhës”, analizoi Dosti.
AF Elbasani kryeson renditjen e Abissnet Superiores së bashku me Vllazninë me pikë të barabarta. Dosti thekson se këto rezultate kanë ardhur se sekreti i këtyre rezultateve është kolektiviteti dhe harmonizimi i reparteve në skuadër.
“Fakti që AF Elbasani kryeson kampionatin me Vllazninë tregon qartë për cilësinë e skuadrës. Lojtarët duhet që të jenë të vetëdijshëm për forcën e tyre dhe të vazhdojnë kështu”, pohoi Dosti, i cili mbylli prononcimin e tij me një parashikim:
“Them se AF Elbasani këtë sezon do të jetë pjesë e ‘Final 4’”.