Liverpooli do të zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kampioneve. “Reds”, do të presin në “Anfield” skuadrën e PSV-së, ndeshje e vlefshme në fazën e ligës të këtij kompeticioni.Mirëpo Liverpuli, mund të përballet me mungesa për këtë ndeshje. Kjo pasi që Florian Virc, Zheremi Frimpong dhe Konor Bredli, nuk u stërvitën me skuadrën duke ngritur dyshime rreth prezencës së tyre.
Mbetet të shihet nëse do të jenë në listën e trajnerit Slot. Vetë tekniku holandez theksoi ndërkaq, se nuk e kishte pritur që ekipi të përfundonte në një pozicion të tillë:
“Të them të drejtën, nuk e prisja të ishim në këtë situatë, me mënyrën se si qasemi taktikisht dhe me cilësinë e lojtarëve që kemi”. Deklaratat e tij tregojnë vetëkritikë, por edhe vendosmërinë për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur, duke e marrë barrën mbi vete dhe duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm në fushë.
Nga ana tjetër, një trajner i njohur i futbollit tregoi se ishte shumë afër të merrte drejtimin e “Reds”. Bëhet fjalë për selektorin e Francës, Didier Deshamp i cili tregoi se në një pikë të karrierës së tij ishte pranë të emërohej si trajner i “Reds”, si zëvëndësues i trajnerit Rafa Benitez. “Isha shumë krenar që një klub si Liverpuli ishte i interesuar për mua”, tha Deshamp.
“Por nuk ishte koha e duhur. Isha i angazhuar me Marsejën, lojtarët dhe tifozët, dhe nuk mund t’i lija dy ditë para rinisjes së sezonit. Isha jashtëzakonisht i kënaqur dhe i lumtur, por vendosa të qëndroja dhe të vazhdoja aventurën time aty”, u shpreh Deshamp. Ndonëse nuk arriti të bëhej trajner i “Reds”, Deshamps pati sukses të madh si trajner i Kombëtares Franceze, ku fitoi Botërorin në vitin 2018 si dhe arriti finalen e “Euro 2016” e Botërorit 2022.