Suedia i kërkon BE-së të vazhdojë me paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Moskës

- Bota Sot

Suedia i kërkon BE-së të vazhdojë me paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Moskës

Suedia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të ecë përpara me paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë.

“Paketa e 20-të e sanksioneve duhet t’i godasë edhe më shumë të ardhurat ruse nga energjia, pasi ato janë burimi kryesor i financimit për luftën”, u tha sot gazetarëve Maria Malmer Stenergard, ministrja e jashtme e Suedisë, shkruajnë mediat e huaja.

Stenergard tha se do të mirëpriste që Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Vladimir Putinit.

Siç kemi raportuar, ministrat e jashtëm të BE-së u takuan virtualisht sot - me Ukrainën në krye të axhendës.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë, një marrëveshje paqeje ende nuk është arritur.



Read it all at Bota Sot