Dy burra që sot lartësuan shqiptarinë në Mal të Zi

- Bota Sot

Dy burra që sot lartësuan shqiptarinë në Mal të Zi

Pal Dreshaj dhe Skendo Rexha, me klubet e tyre, janë sot në qendër të vëmendjes së futbollit në Mal të Zi. 

Dreshaj e Rexha, me punën e tyre bënë mrekullinë në Kupën e Malit të Zi.

Për herë të parë në histori të këtij shteti, dy skuadra shqiptare janë në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.

Deçiqi i Tuzit, me president Pal Dreshajn, dhe Otrant Olimpik nga Ulqini, me president Skendo Rexhën, sot shkruajnë histori shqiptare në futbollin malazez.

Deçiqi, fitues i Kupës malazeze në edicionin e kaluar, për të gjashtin vit radhazi siguron pjesëmarrjen në gjysmëfinale. Në stadiumin “Besa”, skuadra nga Tuzi e rrëzoi liderin e kampionatit malazez, Sutjeska nga Nikshiqi, duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Ndërkohë, Otrant Olimpik, lider në Ligën e Dytë, shkaktoi senzacion të madh, duke eliminuar pas penalltive me rezultat 5:4 skuadrën e Petrovac, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2.

Ky sukses i madh i skuadrave shqiptare vjen në një edicion ku është thyer dominimi shumëvjeçar i klubeve më të mëdha malazeze si Buduçnosti dhe Sutjeska.

Dreshaj e Rexha, dy burra të mëdhenj që lartësuan sot shqiptarinë në shtetin e Malit të Zi.



Read it all at Bota Sot