Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, shënoi 4 gola kundër Olimpiakosit duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij në Champions.
Golat e tij dhe performanca e jashtëzakonshme bënë që tifozët e klubit grek të shpërthenin kundër tij.
Gjatë ndeshjes, ata u përpoqën ta demoralizonin atë me brohoritje dhe fyerje në frëngjisht, megjithëse me një theks mjaft të pazakontë.
“Po, po, i dëgjova”, tha Mbape duke buzëqeshur pas ndeshjes.
“Ata po flisnin frëngjisht, që ishte… le të themi e dyshimtë.
Theksi ishte vërtet i keq, por kjo është pjesë e lojës.
Isha i përqendruar në atë që duhej të bëja, në mënyrën më të mirë për të ndihmuar ekipin”, përfundoi Mbappe.