Declan Rice mezi pret derbin e Londrës

- Bota Sot

Declan Rice mezi pret derbin e Londrës

Skuadra e Chelseat e pret në shtëpi të dielen Arsenalin, ku do jetë një ndeshje tejet interesante – vendi i dytë dhe i parë në Premier League.

Declan Rice u paraqit në një intervistë në “CBS” pas ndeshjes së mbrëmshme, ku “Topçinjtë” fituan në shtëpi ndaj Bayern Munchen në UEFA Champions League.

Mesfushori anglez u pyet për duelin kundër Bluve të Londrës dhe në veçanti, një duel ndaj Moises Caicedos – ky i fundit po llogaritet si mesfushori më i mirë momental në Europë.

“Unë votova për Moises Caicedon, në ekipin më të mirë të vitit “PFA”. Do jetë një betejë emocionuese mes meje dhe Caicedos. Do të jem gati për këtë.

“Kam shumë respekt për Moisesin. Ka shumë krahasime midis nesh, por ne po luajmë në pozicione të ndryshme”, u shpreh Declan Rice

Ndeshja mes Chelseat dhe Arsenalit zhvillohet më 30 nëntor, në “Stamford Bridge” nga ora 17:30.



Read it all at Bota Sot