Hoxha: Lille është ekip i fortë

- Bota Sot

Hoxha: Lille është ekip i fortë

Skuadra e Lille sonte e pret në shtëpi Dinamo Zagrebin, për ndeshjen e vlefshme në UEFA Europa League.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha u paraqit në konferencë për media dhe foli rreth këtij takimi.

Hoxha tha se Lille është shumë kundërshtar i fortë, por që synojnë tri pikë në mes të Francës.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, përballemi me një kundërshtar të fortë, por jemi përgatitur mirë, do të japim 100 përqind të aftësive tona për t’u rikthyer në Zagreb me një fitore.

“Lille është një ekip i mirë, por ne jemi jashtëzakonisht të motivuar, duam të japim më të mirën tonë në këtë stadium dhe në një fushë kaq të mirë dhe me vullnetin e Zotit do të marrim të tre pikët, pse jo?

Është e vërtetë që nuk ishim të mirë kundër Celtës, pësuam një gol të hershëm, por të enjten do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër”, u shpreh Hoxha

Kujtojmë që kjo ndeshje mes Lille dhe Dinamo Zagrebit zhvillohet nga ora 18:45.



Read it all at Bota Sot