Qato: “Loro Boriçi”, fortesa jonë

- Bota Sot

Qato: “Loro Boriçi”, fortesa jonë

Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Boriçi” nesër në orën 18:00, në një sfidë.

Shkodranët synojnë rikthimin te fitorja, që të ruajnë pozitat në krye të renditjes.

Në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori Klinti Qato, që vlerëson durrsakët, por thekson se Vllaznia është shumë e fortë në “Loro Boriçi”.

“Kjo mendoj se është një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, duke ditur që katër ndeshjet e fundit nuk i kemi bërë ashtu si duhet dhe nuk kemi marrë maksimalen e pikëve. Mendoj se Teuta është një skuadër e kompletuar, një skuadër që pëson pak gola dhe të lërë pikë.

Megjithatë ne kemi treguar se në Shkodër kemi armën më të fortë fushën dhe mendoj se do të dalim me tre pikë.

Në ndeshjet e fundit gjendja e grupit nuk ka qenë ajo më optimalja sepse kemi patur edhe shumë lojtarë të dëmtuar, por mendoj se një skuadër kampione do të dali shumë shpejt nga kjo situatë”, ka thënë mes të tjerash Qato.



Read it all at Bota Sot