Juve dhe Napoli, fitoret që ringjallin shpresat

- Bota Sot

Juve dhe Napoli, fitoret që ringjallin shpresat

Napoli dhe Juventusi kanë ringjallur shpresat për kualifikim në Champions League pas fitoreve të fundit që i kanë rikthyer në garë për një vend në fazën e playoff-it.

Të dy ekipet ndodhen në një moment vendimtar, por situata aktuale tregon se objektivi minimal është plotësisht i arritshëm.

Juventus ka bërë një hap të rëndësishëm përpara pas fitores ndaj Bodo/Glimt, duke u ngjitur në gjashtë pikë dhe duke u afruar me zonën e playoff-it.

Sipas të dhënave të “Football Meets Data”, bardhezinjtë kanë 91% mundësi për t’u renditur mes 24 më të mirëve, një tregues i qartë se rruga drejt objektivit është e hapur. Megjithatë, as për Juven nuk është e lehtë të synojë “Top 8”. Edhe në rast suksesi në të tre sfidat e mbetura, 15 pikë mund të mos jenë të mjaftueshme për shkak të konkurrencës së lartë dhe diferencës së golave, që aktualisht është zero.

Për këtë arsye, prioriteti mbetet sigurimi i playoff-it, objektiv që duket real dhe i arritshëm duke parë ritmin e skuadrës.

Në këtë fazë të Champions-it, Juventus dhe Napoli shihen të favorizuara për të ecur më tej, edhe pse rruga e secilës mbetet e ndryshme. Napoli mban gjallë edhe një shpresë të vogël për 1/8-at, ndërsa Juventusi kërkon të forcojë pozitat në zonën e sigurisë. Fundi do të jetë vendimtar për të dyja skuadrat italiane që shpresojnë të mos ndalen këtu.

 Napoli, me suksesin kundër Karabag, ka arritur në kuotën e shtatë pikëve dhe i mbeten edhe tre ndeshje për të vulosur kualifikimin. Për napolitanët mjaftojnë tre pikë të tjera për të qenë praktikisht të sigurt në mesin e 24 skuadrave, ndërsa dy pikë mund ta çonin gjithçka te golavarazhi, që aktualisht është –3.

Analizat e platformës “Football Meets Data” e vendosin Napolin me një probabilitet prej 86 për qind për të hyrë në playoff, një shifër që pasqyron qartë përparimin e bërë pas fillimit të vështirë.

Megjithatë, gara për një vend në “Top-8” mbetet shumë më e komplikuar. Për të arritur drejtpërdrejt në 1/8-at, skuadra duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të përmirësojë ndjeshëm diferencën e golave, duke synuar një total prej 16 pikësh që mund të jetë standardi minimal për kualifikimin automatik.



Read it all at Bota Sot