Ish reprezentuesi i Kosovës, Flamur Kastrati, ka avancuar në një rol të ri në futboll, duke u pajisur me licencën A të trajnerit në Norvegji.
Ish-sulmuesi i disa skuadrave norvegjeze synon që së shpejti t’i përvishet zejes së trajnerit.
Gjatë karrierës së tij si futbollist, Kastrati ka luajtur në klube nga Norvegjia, Gjermania dhe Holanda, si: Skeid, FC Twente, VfL Osnabruck, MSV Duisburg, Erzgebirge Aue, Strømsgodset, Aalesund, Sandefjord, Kristiansund dhe Odd.
Trajnerët
Po ashtu, ai ka qenë pjesë e kombëtareve të reja të Norvegjisë U-18, U-19 dhe U-21, para se të veshte fanellën e Kombëtares së Kosovës.